Shembja e rrugës në aksin Korçë-Ersekë shkon në SPAK! A do ketë të arrestuar?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.02.2024, 20:16

Avokati Esmerald Xhafa ka dërguar në SPAK ARRSH-në, Bashkinë e Kolonjës dhe Kompaninë që po kryen investimin në aksin Korçë-Ersekë pas shembjes së segmentit rrugor për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmike ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Shembja e këtij segmenti nxorri zbuluar cilësinë e punimeve, ku fondet gllabërohen nga oligarkët. Fatmirësisht si pasojë e shembjes së rrugës nuk ka të plagosur apo viktima, por gjithsesi në vazhdim ky aks mbetet një 'minë me sahat' për të gjitha ata që e përshkojnë.

Segmenti ka standard normal të kategorisë C dhe vetëm një korsi. 1 kilometër i saj ka kushtuar 3 milion euro. Por pavarësisht kësaj, rruga ka 10 vjet që nuk mbaron. Punimet për pjesën e parë (atë që ka rrëshkitur) duhet të ishin dorëzuar në vitin 2022, ndërsa për të gjithë veprën në prill të këtij viti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit