Një fëmijë është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar para një shkolle në Gazi Babë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2024, 15:00

MPB njofton se në datë 16.02.2024 në ora 16:46 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime nga një send i mprehtë.

Sipas njoftimit të MPB-së, ai është plagosur nga një tjetër i mitur para një shkolle fillore në zonën e Gazi Babës.

Është gjetur objekti dhe me të miturën është zhvilluar një bisedë zyrtare.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit