Taravari sfidon Ahmetin, e fton në garën për president

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2024, 14:27

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për president i koalicionit opozitar VLEN në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka ftuar publikisht Ali Ahmetin të pranojë sfidën e garës për president të Republikës.

Këtë e bëri të ditur Taravari në një status në rrjetin social Facebook.

“Propaganda e BDI-së prej kur shpalla kandidaturën për President, njëherë thotë se do të dalë Ali Ahmeti si kandidat, njëherë tërhiqet… Unë e ftoj hapur z. Ali Ahmeti të garojë me mua dhe le të zgjidhni ju se cili ju përfaqëson më mirë!”- shkruan Taravari.

Pas shpalljes së kandidaturës së Taravarit, media të afërta me BDI njëherë paralajmëruan se Bujar Osmani do t’i futet garës për president dhe pastaj vetë Ali Ahmeti.

Taravari deri më tani disa herë e ka sfiduar Ahmetin që t’i futet garës, por ftesat e tij kanë ngelur pa përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit