Donald Trump prezanton linjën e tij të atleteve, një palë kushtojnë 399$

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2024, 13:12

Donald Trump ka prezantuar markën e tij të atleteve, një ditë pasi një gjykatës i Nju Jorkut e urdhëroi atë të paguante 354.9 milionë dollarë për gënjeshtrat për vlerat e pronave të tij.

Ish-presidenti i SHBA, teksa zbuloi ato që ai i quajti këpucët e para zyrtare të Trump në “Sneaker Con” në Filadelfia, tha:

"Ka shumë emocione në këtë sallë. Kjo është diçka për të cilën kam folur për 12 vjet, 13 vjet. Dhe mendoj se do të jetë një sukses i madh”.

Atletet e larta me shkëlqim, ari me një detaj të flamurit amerikan në anën e pasme, shiten si Never Surrender High-Tops për 399 dollarë në një faqe interneti që shet gjithashtu kolonjën dhe parfumin e markës Trump Victory47 për 99 dollarë.

Megjithatë, Trump i përshkruan atletet si një "artikull të vërtetë koleksionist" me numër të kufizuar, ato janë me guximsh, të arta dhe të forta, ashtu si Presidenti Trump".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit