“Po bëja shaka”, thotë 27-vjeçari që shantazhonte dhe kërcënonte në rrjetet sociale vajzat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2024, 11:35

“Po bëja shaka”, kështu ka deklaruar 27-vjeçari Benard Çullhaj i cili është arrestuar për shantazh ndaj të miturave.

I riu kishte hapur dhjetëra llogari në rrjetet sociale ku shantazhonte vajzat e mitura, u kërkonte foto intime dhe marrëdhënie seksuale.

Para hetuesve të krimit kibernetik ai ka thënë se “po bënte shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura, dhe jo vetëm, përmes rrjeteve sociale.

Policia ka sekuestruar qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do ti në nështrohen një analize të thellë hetimore.

27-vjeçari të njëjtën praktikë e ka kryer me shumë vajza të tjera, u ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe u ka hapur profile në emrin e tyre, duke përdorur ofendime, kërcënime dhe sharje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit