Betonizimi i vendit është një fenomen shqetësues në Shqipëri, por i pandalshëm për sa kohë qeveria jep çdo ditë leje të reja ndërtimi. Këto leje nuk miratohen vetëm në zonat urbane, por edhe ato në breg të detit apo edhe të gjelbëruara e në parqe.
Për të denoncuar një rast të ngjashëm, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.
Ai thotë se përveç betonizimit të bregdetit të Sarandës, tani qeveria dhe oligarkët po betonizojnë edhe parkun te Liqeni i Thatë në Tiranë. Ai thotë se në këtë zonë ka nisur rrethimi për betonizimin dhe kompleksin e radhës që do ndërtohet.
Sipas tij, pas këtij betonizimi dhe masakre që po i bëhet Liqenit të Thatë fshihet Fiqiri Ismaili, ish-kryetar i Bashkisë Vorë nga radhët e Partisë Demokratike.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, po shihja per artikullin qe keni shperndar tek faqja juaj, per masakren e betonizimit ne Sarande. Shihe se cfar behet ketu ne tirane, zona e liqenit te thate.
Ate qe ka qen par kombetar e kan rrethuar per ta betonizuar. Filloj rrethimi dhe betonizimi i parkut te liqenit te thate. Po ju nis edhe foton. Ish kryetari bashkis Vore. Eshte me mbiemer Ismaili. Shume i sigurt
