Pak kohë më parë, 33-vjeçari Fatjon L. ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti me kushërinjtë.
Plagosja e 33-vjeçarit ka ndodhur mbrëmjen e 30 dhjetorit në një lokal në fshatin Malbardhë të Kurbinit. Pas një debati dhe konflikteve të mëparshme, 30-vjeçari Admir Sh. ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, 33-vjeçarin F.L. Pas kësaj ai është arratisur së bashku me dy shtetas të tjerë me iniciale Petrit L. dhe E.L., që kanë qenë të përfshirë në konflikt.
33-vjeçari që prej asaj kohe, shkon rregullisht në spitalin e Traumës për trajtim mjekësor pasi mori një plumb në pjesën e barkut.
Por në vizitën e fundit në spital, një incident i rëndë ka ndodhur me rojet e spitalit. E fejuara e 33-vjeçarit ka denoncuar për JOQ ALBANIA se roja i spitalit nuk e ka lejuar pacientin të futet brenda për t’u mjekuar pa ardhur mjeku i tij pasi sipas saj, ai i ka kërkuar para.
Ajo thotë se kur i fejuari i saj ka nxjerrë celularin për të filmuar rojen dhe policët jashtë derës së spitalit, roja i ka hedhur celularin dhe e ka goditur në bark, aty ku ai ka një plagë gjigante si pasojë e plagosjes me armë për të cilën i është nënshtruar një operacioni 6 orësh.
Qytetarja kërkon të denoncojë jo vetëm rojen e spitalit për sjelljen e tij por edhe vetëm policët për neglizhencën e tyre dhe mos reagimin para një situate të tillë.
Denoncimi i qytetares:
Prsh Do tju tregoja nje rast ne spitalin e traumes ke urgjenca me disa roje. Doja ta beja publike meqe ju jeni nje faqe ku te gjith njerzit postojn Jeni nje media shum e fort
Esht roja e spitalit i cili nuk lejon te futet me u mjeku pacienti pasi esht plagos para dy javesh. Roja thote tvi doktori te mari ktu ke dera dhe ai ka kerkuar lek qe ta linte me hy.
Ka qen ene dy polica te cilet benin sehir sepse e pan se pacienti kishte te drejt. Roja i spitalit eka gjujt pacientin per me i hell tel posht pasi po filmonte dhe e ka gjujt ke barku aty ku esht plagos dhe ka pas nje operim prej 6 orve pacienti. Ai pacient esht i operuar dhe ka shku me mjeku plagen.
E ka gjut ai roja bash ke barku prz se kam qen prezent. Njs ka nje zot ishalla mer hak. Esht burri im. As dy jav ska se sht plagos ene eka thir doktori per ba skanerin sot dhe nuk e lan te hynte.
Thoshte tvi doktori tju mari ktu nuk e kuptoj flasim bashk e plagosen me pistolet. Kto te dy e kan plagos burrin tim.