Ende pa u inaguruar, shembet rruga 50 milionë euro Korçë-Ersekë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.02.2024, 22:57

Infrastruktura në vendin tonë mbetet ende një problem thelbësor, teksa edhe rrugët që ndërtohen e propagandohen shemben para inagurimit. Së fundmi, kjo ka ndodhur me aksin e rrugës Korçë-Ersekë, në qafën e Qarrit, e cila i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 50milionë euro.

Një rast i tillë nxjerr zbuluar cilësinë e punimeve, ku fondet gllabërohen nga oligarkët. Fatmirësisht si pasojë e shembjes së rrugës nuk ka të plagosur apo viktima, por gjithsesi në vazhdim ky aks mbetet një 'bomb me sahat' për të gjitha ata që e përshkojnë.

Segmenti ka standard normal të kategorisë C dhe vetëm një korsi. 1 kilometër i saj ka kushtuar 3 milion euro. Por pavarësisht kësaj, rruga ka 10 vjet që nuk mbaron. Punimet për pjesën e parë (atë që ka rrëshkitur) duhet të ishin dorëzuar në vitin 2022, ndërsa për të gjithë veprën në prill të këtij viti.

Tenderi është fituar nga kompania A.N.K. në pronësi të vëllait të ish-deputetit socialist Ndue Kola, ndërsa kompania ka marrë afro 4 milion euro shtesë për punime të paparashikuara. A.N.K fitoi koncesionin për ndërtimin e rrugës me gjatësi 17 km Milot-Balldren me vlerë 310 milion euro, projekt që u braktis pasi dështoi të siguronte paratë nga bankat.

Ashtu sikurse pritej, Kola, i cili ka qenë edhe deputet i PS futi në xhep taksat e qytetarëve shqiptarë me preferencë të qeverisë. Aspak surprizuese!

“Erseka është shumë larg për SPAK-un”, dhe është pikërisht kjo mendësia pse pushteti e ka zgjedhur si zonë për ta vjelë e për t’ia dhënë prodhimet oligarkëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit