Rita Ora uron Kosovën, ndan momentet kur u shpall Ambasadore Nderi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.02.2024, 21:10

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Pavarësinë e Kosovës, duke shpërndarë në Instagramin e saj momentin kur u emërua Ambasadore Nderi nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

“Gëzuar 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rita.

Ajo ka ndarë edhe një pjesë nga koncerti i saj që kishte mbajtur në Prishtinë ku kishte mbledhur mijëra fansa.

Rita ishte emëruar “Ambasadore Nderi e Kosovës” në vitin 2015 në ambasadën e Kosovës në Londër ku i ishte organizuar edhe një pritje e veçantë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit