Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rruzhdie, Patos. Uniformat blu njoftojnë se një 80-vjeçar është gjetur i varur.
I moshuari dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u varur në një kasolle pranë banesës së tij.
“Patos/Informacion paraprak! Rreth orës 16:40, në fshatin Ruzhdie, Patos, në një (kasolle), afër banesës, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi N. D., rreth 80 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje”, bën të ditur policia.