Dyshohet se forca serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, qytetari thotë se ja drejtuan armën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.02.2024, 18:23

Në përvjetorin e 16-të të Republikës së Kosovës, një qytetar gjatë kalimit në fshatin Bervenik në komunën e Podujevës dyshohet të ketë hasur në forca serbe.

Në një prononcim një qytetar ka treguar se gjatë kalimit në këtë fshat, në pikën e KFOR-it në Bervenik, dyshohet se ka parë forca serbe ku i kanë drejtuar armën në momentin që është parë.

“Në pikën ku rrin KFOR-i gjithmonë, nuk ka pasë pjestarë të KFOR-it, kur i pava ata mendova që janë KFOR-i ata ishin kanë xhandarmëria, në moment që na kanë parë që janë duke i kqyr na i kanë drejtu armët, armë të randa mitroloz”.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga Policia e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit