“E bëra për qejf”, shqiptari tregon si e vrau gruan rumune: Desha ta frikësoja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2024, 18:09

Gentian Mino, 39-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten rumune ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Shqiptari i cili jetonte në një pallat në zonën e Kaminias, në Heraklion të Kretës, ka pretenduar në polici se ngjarja ka qenë një aksident.

Po luanim me armën, se kishte siguri...”

Mediat greke bëjnë me dije se autori ka folur përqart për të justifikuar krimin e tij brutal, pasi arma rezultoi e pasigurt. Në mënyrë të veçantë, ai pretendonte se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe se nuk donte ta vriste, ndërsa pretendonte se kishin një përleshje intensive dhe se i kishte vënë armën në kokë për ta frikësuar.

“E bëra për qejf”.

Pas të shtënave me armë zjarri, 39-vjeçari ka telefonuar policinë, por ishte tepër vonë. Ekipet e shpëtimit dhe efektivët e policisë kur kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur gruan të vdekur, të rënë pranë divanit në dhomën e ndenjes. 29-vjeçarja u gjet në një pellg gjaku, ndërsa kishte një plagë plumbi në anën e kokës.

39-vjeçari ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar me pistoletë partneren e tij. Arma e krimit është gjetur në një tavolinë me tre gëzhoja të plota brenda.

Në bazë të kallëzimit, autori ka bërë dy telefonata në polici, ku në të parën ka thënë se ka qëlluar gruan.

Hajdeni, kam goditur një grua”.

Por telefonata e tij është ndërprerë dhe kur ka telefonuar herën e dytë, 39-vjeçari ka thënë "ajo ka vdekur".

Përleshjet mes tyre kanë qenë të shpeshta dhe disa herë të ashpra, ku fqinjët flasin për një çift pa shumë kontakte sociale, pasi që kur 29-vjeçarja u takua me 39-vjeçarin, ishte tërhequr nga të gjithë.

39-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria ishte i njohur për autoritetet për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe raste rrahjesh, ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit