“Ja ku derdhen ujërat e zeza në Paskuqan 2, Rakip Suli s’merr asnjë masë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2024, 17:06

Një denoncim për Rakip Sulin, kryebashkiakun e Kamzës ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një banor i Paskuqan 2-it i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemin e kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën ku ai banon.

Ai thotë se prej dy vitesh, kanalizimet e ujërave të zeza derdhen në ambiente të hapura, pranë shtëpive të tyre.

Për këtë problem, ai thotë se banorët kanë bërë disa ankesa e denoncime në bashki, por askush s’ka marrë masa për rregullimin e kanalizimeve.

Banorët e Paskuqanit shpresojnë që pas këtij denoncimi, bashkia me në krye Rakip Sulin do marrin masa për këtë problem pasi ujërat e zeza nuk durohen pranë shtëpive.

Denoncimi i qytetarit:

Ne paskuqan 2 shife ca bohet edhe duke i vendosur te gjith ne dieni dhe muk na japin prgj. Komuna bashk me kryetarin e bashkise

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit