Lorenc Hyseni është shqiptari i arrestuar dje në Bolivi së bashku me narkotrafikantin brazilian Lourival Máximo da Fonseca.
Pak muaj më parë në Bolivi u zbulua një ngarkesë e madhe kokaine 8.7 ton. Autoritetet dhanë alarmin dhe nisën një hetim.
Policia arrestoi Lourival Máximo da Fonseca, person me shumë identitete në Brazil dhe Paraguaj. Ai cilësohet si një “balenë”, për antidrogën atje.
Bashkë me Fonsecën, kanë rënë në pranga edhe shqiptari Lorenc Hyseni dhe disa brazilianë e bolivianë të tjerë.
"Z. Fonseca do të transferohet menjëherë në Brazil, duke qenë se dihet identiteti i vërtetë i këtij shtetasi me kombësi braziliane ndërsa shtetasit e tjerë me kombësi shqiptare e braziliane, fillimisht do të përmbushin sanksionin përkatës brenda territorit kombëtar për krime të posedimit dhe mbajtjes së armëve, tentativë vrasjeje kundër anëtarëve të Policisë Boliviane dhe për legjitimim të fitimeve të paligjshme”, tha Ministri i Brendshëm.