Arrestohet shqiptari “kapo” i trafikut ndërkombëtar të drogës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.02.2024, 23:55

Në një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, autoritetet në Bolivi kanë arrestuar disa persona, ndër të cilët është edhe shtetasi shqiptar Loren Hyseni. Hyseni dyshohet se ishte kreu i një organizate të trafikut të drogës që operonte nga Bolivia në Evropë dhe Azi.

Ministri bolivian i Brendshëm, duke prezantuar detajet e operacionit, bëri të ditur se Hyseni kishte hyrë ilegalisht në vend. Autoritetet planifikojnë bashkëpunimin me Europol dhe Interpol për të zbardhur rrjetin e trafikut të drogës.

Operacioni u zhvillua me synimin e arrestimit të autorit të dyshuar për vrasjen e dy personave në San Ignacio de Velasco gjatë ditëve të karnavaleve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit