Madagaskari ka miratuar një ligj që lejon tredhjen kimike dhe kirurgjikale të individëve të dënuar për përdhunimin e të miturve. Kjo ka për qëllim të adresojë një rritje të rasteve të përdhunimeve të fëmijëve, megjithëse ka ngjallur mbështetje dhe kritika nga qarqe të ndryshme.
Masa lejon tredhjen kimike dhe, në rrethana specifike, kirurgjikale të individëve të shpallur fajtorë për përdhunimin e të miturve. I propozuar nga qeveria e kryeministrit Andry Rajoelina, ky ligj ka ngjallur shumë reagime,ku ka nga ata që e mbështesin fort dhe po ashtu pala tjetër e shikon me skepticizëm.
Ministrja e Drejtësisë Landy Mbolatiana Randriamanantenasoa theksoi domosdoshmërinë e një ligji të tillë teksa janë ndeshur me një rritje të rasteve të përdhunimeve të fëmijëve në të gjithë vendin.