54 MLN € të ardhura nga qiratë ditore për vitin 2023 në Shqipëri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.02.2024, 09:19

Sektori i apartamenteve me qirave ditore me anë të AirBnb apo Booking po siguron të ardhura gjithnjë e më shumë në rritje nga fluksi i turistëve të huaj.

Numri i apartamente është dyfishuar, duke e çuar këtë numër në 167 mijë për vitin 2023, e po ashtu fitimet për vitin që lamë pas. Pritet rritja e çmimeve të apartamenteve me qira ditore pas ndryshimeve ligjore për formalizimin e sektorit.

Për vitin 2023 në Shqipëri të ardhurat e gjeneruara në total nga ky sektor për sa i përket AirBnb ishin rreth 53,8 MLN $. Krahasuar me vitin 2022, të ardhurat e fituara nga këto struktura u rritën 86%.

Gushti i 2023, ishte muaji më frytdhënës për qiradhënësit e AirBnb me fitime rreth 16,1 MLN $, me rreth 188,8 mijë net-qëndrimi në AirBnb me çmim mesatar 85,3 $/nata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit