Xhelal Bajrami zgjidhet kryetar i Komisionit për parregullsi zgjedhore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.02.2024, 18:14

Prokurori publik Ljupço Kocevski sot mbajti kolegjium ku i njoftoi prokurorët publikë në Prokurorinë Publike me prioritetet e programit për mandatin e tij dhe aktivitetet për forcimin e transparencës dhe besimit në institucion.

Njëkohësisht, Prokuroria Publike riaktivizoi Komisionin për monitorimin e parregullsive të mundshme lidhur me zgjedhjet dhe krimet e tjera që do të kryheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.

Kryetar i Komisionit është zgjedhur prokurori publik Xhelal Bajrami.

Komisioni i përkohshëm përfshin një prokuror publik nga katër prokuroritë më të larta publike dhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje opinionit, organizatave të shoqërisë civile, organizatave tjera, partive politike, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjithë atyre që besojnë se në ndonjë procedurë kanë indikacione për kryerjen e veprës penale lidhur me organizatën dhe zbatimin e zgjedhjeve, të dorëzojë parashtresë/raport në Komision në adresën elektronike – [email protected].

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit