Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.02.2024, 17:47
Pas disa ngjarjeve të rënda, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka reaguar për përdorimin e Tik-Tok-ut në Shqipëri. Ai është takuar sot me Zv.drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë TikTok dhe ka bërë propagandën e radhës.
Rama e ka kuptuar shumë me vonesë që përdorimi pa rregulla i Tik-Tok po sjell shumë probleme në shoqërinë shqiptare.
Me këtë takim, ai është shfaqur se është i shqetësuar për gjuhën e urrjetjes dhe shantazhin që bëhet në këtë platformë, por ende nuk kemi parë masa konkrete.
Rama shkruan:
Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.