Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.02.2024, 15:46
Klientët e Bnkës Kombëtare Tregtare (BKT) janë ankuar sot në redaksinë e JOQ Albania se shërbimi i kësaj banke është skandaloz. Një qytetare shkruan se klientët presin prej disa orësh në radhë, ndërsa një tjetër shton se ka pasur një diksutim me një prej drejtorët e filialeve dhe ky i fundit e ka ofenduar.
"Shpenzim kohe me rradhë të gjata pritjesh, kryesisht jashtë banke në të ftohtë, në të nxehtë, në shi, etj.
Mungesa e stafit, zakonisht operimi me një sportel në shërbimin e klientit bën që rradha jasht derës së Bankës Kombtare Tregtare të jetë kilometrike dhe në pritje me orë të tëra, e si përfundim, kur vjen rradha, punonjësja është në pushim dreke dhe/ose ka përfunduar orarin e turnit të saj." – shkruan një kliente.
Denoncimi i plotë:
Përshëndetje JOQ! Jam një qytetare, e cila si çdo person tjetër gjatë jetës së përditshme i ndodh që shumicën e kohës ta shpenzoj duke pritur në rradhë tek banka BKT. Shpenzim kohe me rradhë të gjata pritjesh, kryesisht jashtë banke në të ftohtë, në të nxehtë, në shi, etj.
Mungesa e stafit, zakonisht operimi me një sportel në shërbimin e klientit bën që rradha jasht derës së Bankës Kombtare Tregtare të jetë kilometrike dhe në pritje me orë të tëra, e si përfundim, kur vjen rradha, punonjësja është në pushim dreke dhe/ose ka përfunduar orarin e turnit të saj.Ditën e sotme jam paraqitur në BKT në orën 11.30 dhe kam marr shërbimin në orën 13.00.
Tepër abuzive dhe jo e padrejtë pasi nuk mendojnë se kemi punë e halle të tjera, apo familje e fëmijë që na presin, por duhet të kalojmë gjysmën e ditës te dera e bankës... Lutem të publikoni rastin, sepse si mua ka e shumë qytetarë të tjerë që ndajmë të njëjtën problematikë, e veç tek ju kemi
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.