180 mijë copa kartëmonedha 500 euroshe tërhiqen nga qarkullimi në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2024, 08:52

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë tërhequr mbi 180 mijë copë kartëmonedha prej 500-euro nga qarkullimi.

Në njoftimin e BQK-së ky është ndër efektet e drejtpërdrejta të Rregullores që nga miratimi i saj, duke kontribuar në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

Sipas rregullores që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jobankare janë të obliguara që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit