Mashtrim me para të falsifikuara në Gostivar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.02.2024, 13:45

Në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një 39-vjeçare, e punësuar në bastore sportive, ka raportuar se është mashtruar me monedha euro të falsifikuara në vlerë të 300 eurove.

“Tridhjetë e nëntë vjeçarja G.N. nga Gostivari, dje (15-shkurt) në orën 18.00 në SPB-Tetovë ka raportuar se në një bastore sportive në Gostivar, një person i kërkoi asaj të shkëmbente 300 euro në denarë. Pasi shkëmbeu euron e tij, ajo më vonë kuptoi se kartëmonedhat ishin të falsifikuara. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit