Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny ka vdekur në burg. Kështu njofton shërbimi i burgjëve në Rusi.
Navalny, 47 vjeç, ishte një nga kritikët më këmbëngulës të Putinit dhe po mbahej në një burg rreth 40 milje në veri të Rrethit Arktik, ku ishte dënuar me 19 vjet nën një regjim të veçantë. Në një video nga burgu në janar, ai u shfaq i dobësuar me kokën e rruar.
Në një deklaratë, shërbimi federal i vuajtjes së dënimit për rajonin ku Navalny ishte i burgosur tha se ai "ishte ndjerë keq pas ajrosjes dhe menjëherë humbi vetëdijen".
Shkaku i vdekjes nuk ishte përcaktuar, tha shërbimi penitenciar. Navalny ishte trajtuar më parë në spital pasi u ankua për kequshqyerje dhe sëmundje të tjera për shkak të keqtrajtimit në burg.