Pas gjysmë muaji, rihapet pista e skijimit në Kodrën e Diellit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.02.2024, 12:03

Nga qendra e skijimit “Kodra e Diellit” njoftojnë se do të ketë mundësi për funksionimin e disa prej skilifteve në dy ditët e fundjavës, e me këtë edhe mundësi për të skijuar në këtë qendër dimërore.

Për shkak të borës së pamjaftueshme, skiliftet nuk kanë funksionuar që nga 29 janari dhe nuk ka pasur mundësi për skijim për 18 ditë.

“Njoftojmë adhuruesit e skijimit se kemi kushte për skijimin në pistat “GE” dhe “Aeroporti”, ski-liftet “GE”, “Aeroporti”, dyvendëshi “Shën Ilia” dhe teleferiku gjashtëvendësh do të jetë në funksion për fundjavën 17-18.02.2024. Njëkohësisht ju njoftojmë se çmimi për një kartë ditore është 800 denarë!”, njoftojnë nga ski qendra “Kodra e Diellit”.

Këtë sezon dimëror, skijimi në Kodrën e Diellit zhvillohet në mënyrë periodike, sipas trashësisë së mbulesës së borës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit