Policia ekuadoriane në kantonin El Guabo të provincës El Oro, ka sekuestruar 122 pako me kokainë, disa prej tyre të mbështjella me flamurin kuqezi të mafies shqiptare.
Jonathan M., 37 vjeç, u arrestua pasi po transportonte drogën me një kamion.
Agjentët e Policisë Kombëtare të El Guabo vunë re qëndrimin e dyshimtë të drejtuesve të dy kamionëve dhe një furgoni gjatë patrullave duke iu kërkuan atyre të ndalonin.
Por shoferet i injoruan thirrjet e tyre dhe shpejtuan. Ndërsa përpiqej të arratisej, një nga kamionët u përplas me një fabrikë bananesh në sektorin Santa Lucía dhe shoferi iku mes plantacioneve.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën thasë me pako kokaine me shenjën “JP” dhe logon e mafias shqiptare. Gjatë kontrollit në zonë, policët arritën të kapnin 37-vjeçarin Jonathan M., i cili kishte me vete 2090 dollarë.
Koloneli Juan Carlos Mafla, shefi i policisë së El Oro, tha se droga e sekuestruar me vlerë 7,320,000 dollarë do të dërgohej në Evropë.