Një aksident tragjik ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Firence, Itali.
Një strukturë betoni në supermarketin në ndërtim “Esselunga”, në zonën e Novolit, është shembur duke lënë të vdekur tre punëtorë dhe tre të plagosur e tre të zhdukur.
Mediat italiane raportojnë se tre persona u nxorën të gjallë dhe më pas u dërguan në spitalin Careggi, në gjendje të rëndë.
Sipas rikonstruksioneve të para, pak para orës 9 të mëngjesit të sotëm, duket se një tra prej betoni 20 metra i gjatë që mbante një papafingo është shembur dhe ka përfunduar aty ku ndodheshin disa punëtorë në kantierin në Via Giovan Filippo Mariti.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë tashmë disa ekipe zjarrfikëse, si dhe policia bashkiake.