Vdes një 61 vjeçar në një motel në Ferizaj, policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.02.2024, 09:08

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një person i moshës 61 vjeçare ka ndërruar jetë në një motel në Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Ferizaj Kanun Veseli, sipas tij personi që ka ndërruar jetë është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekjen”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit