Mërgimtari nga Zvicra, Xhavit Podvorica sot ka treguar se vajza e tij e cila dyshonte se i është kidnapuar nga një grua me prejardhje nga Bosnja, tashmë është gjetur nga Policia gjermane.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Podvorica, përmes një video-mesazhi në Facebook.
Ai ka njoftuar se vajza e tij është gjetur nga policia gjermane, afër Hamburgut, dhe ka falemnderuar të gjith shqiptarët që u angazhuan për ta gjetur vajzën e tij.
Ndryshe, Podvorica kishte deklaruar se vajza i është rrëmbyer nga një 20 vjeçare boshnjake e droguar.