Shkon të bëjë qejf në motel, 61-vjecarit i pushon zemra

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.02.2024, 21:53

Në një motel në Ferizaj të Kosovës është gjetur i vdekur një 61-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt bën të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:35.

Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar".

Gjithashtu ai shton së se policia po heton ngjarjen, teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit