Mungesa e infrastrukturës dhe aftësive dixhitale në shkolla është një prej sfidave kryesore në Shqipëri. Në vitin 2021, vetëm 24% e të rriturve shqiptarë kishin të paktën këto aftësi, sipas të dhënave të fundit nga UNESCO. Disponueshmëria e kompjuterëve në shkolla për nxënësit 15-vjeçarë ishte vetëm 0.2 për nxënës në vitin 2020, ndër normat më të ulëta në Europë, vëren UNESCO.
Edhe pse kurrikula e re bazohet në kompetenca dixhitale, shkollat shqiptare nuk sigurojnë pasjisjet e duhura për të mësuar lëndën e teknologjisë dhe informacionit. Mungesa më e theksuar paraqitet në zonat ruale.
Projektet për digjitalizimin e shkollave dhe pajisjen e nxënësve me tabletë kanë dështuar, duke shkaktuar rënie në aftësitë e 15-vjeçarëve në testin Pisa 2022.