Dalin pamjet/ 40-vjeçari godet me grushta rojen e shkollës në Elbasan

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.02.2024, 18:00

Roja i një shkolle në Elbasan wshtw goditur me grushta nga një 40-vjeçar. 40-vjeçari i ka kërkuar llogari rojes pse nuk i ka lejuar gruan brenda shkollës, por roja i është përgjigjur se nuk lejohet gjatë orës së mësimit. Këtu 40-vjeçari është nxehur keq dhe e godet fort me dy grushta.

70-vjeçari ka bërë edhe kallëzim në polici, por policia thjesht e ka proceduar në gjendje të lirë 40-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit