Mërgimtari thotë se iu kindapua vajza në Zvicër: Akuzon policinë atje për neglizhencë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.02.2024, 12:35

Një mërgimtar nga Zvicra, Xhavit Podvorica, po pretendon se vajza e tij është kidnapuar nga një femër tjetër me prejardhje nga Bosnja.

Ai nuk ka hezituar që denoncimin ta bëj publik në profilin e tij në Facebook.

Podvorica thotë ta ketë lajmëruar rastin në polici, mirëpo që ata nuk kanë ndërmarrë asgjë.

“Jam Xhavit Podvorica, që tri ditë mu ka kidnapu qika. E kom lajmëru rastin në polici, asnjë përgjigje s’ma kanë dhanë deri tash, veç me shqiptart e mi në internete. Veç me pika të mija. Çika është kidnap prej një drogirasheje, 20 vjeçare, boshnjake. Prej këtij momenti as s’veti ligj, as shtet, as ushtri. Temen ko me e bo, bashkë me shqiptarët e mi”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit