Taravari promovoi kandidaturën e tij për president

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.02.2024, 12:30

Arben Taravari sot në Gostivar promovoi kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut.

Taravari njoftoi se kandidatura e tij do të mbështetet nga opozita shqiptare (Lidhja Europiane për Ndryshim) dhe nga ASH.

“Erdhi koha që shteti të ketë president shqiptar, jo teknik, por të vërtet. Secilit kandidat tjetër i dëshiroj sukses dhe le të jetë kjo fushatë rrëfim për frymëzim, europianizim dhe triumf. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tashmë shihet”, theksoi Taravari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit