Në Shkodrën e 2024 s’ka rrugë, kanalizime e ndriçim: Banorët jetojnë si në Mesjetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.02.2024, 12:41

Edhe pse janë vetëm 5 minuta larg qendrës së Shkodrës, banorët e lagjes "3 Heronjtë" jetojnë në mjerim të thellë dhe këtë e tregojnë më së miri denoncimet e qytetarëve.

Një prej tyre i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar mjerimin në të cilin jetojnë, pasi ankesat e tyre në shtet kanë shkuar në vesh të shurdhër. Ai thotë se në këtë lagje mungojnë edhe shërbimet bazë që shteti duhet të garantojë për jetesën e qytetarëve.

Ai ka treguar me pamje se në këtë lagje mungon infrastruktura, ndriçimi dhe kanalizimet e ujërave të zeza. Ai thotë se në një rast fatkeqësie apo zjarri, në lagjen e tyre nuk mund të kalojë as zjarrfikësja pasi mungon rruga.

Duke u ndalur te kanalizimet e ujërave të zeza, ai thotë se ato derdhen në gropa të hapura duke përbërë rrezik për jetën e banorëve.

Qytetari kërkon që pas këtij denoncimi të merren masa serioze për sigurimin e kushteve minimale për të jetuar si qytetarë normalë të vitit 2024.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh JOQ do doja te ndaja me ju nje shqetsim si qytetar i Shkodres lagjia 3 heronjt rruga qafa e thores sepse cdo ankes e jona me vite ka shku ne vesh te shurllet Jemi vetem 5 min nga qendra qytetit edhe shikoje gjendjen e mjerushme te rruges qe kemi Nuk ka ndriqim nuk ka kanalizime ktu banoret shkarkojn edhe ujrat e zez dmth cdo gja ne kushte te mjerushme sikur nje zjarrfikse tjet e nevojshme nuk ka rrug ku tkaloje Ju lutem beje publike Ndoshta si qyetar i thjesht qe jam ndoshta nuk kam dit me shpreh fjalt e duhura por pamja tregon vet Shiko si shkarkohen gropat e banjos tmerr dmth Mbeturina gjithandej as kosha nuk kemi imagjino gjendjen Mfal qe ti kam dergu keshtu por kam besim se do e postoni ashtu sic duhet shpresojm qe ket her te merret seriozisht

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit