Prishtina bëhet gati për 16-vjetorin e pavarësisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.02.2024, 11:17

Në prag të shënimit të 16-vjetorit të pavarësisë së shtetit në Prishtinë janë vendosur flamuj të shtetit të Kosovës.

Po ashtu, në prag të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë po bëhet edhe pastrimi i qytetit në disa rrugën “Agim Ramadani”.

Ndryshe, të shtunën, më 17 shkurt Kosova shënon 16 vjetorin e pavarësisë dhe tashmë Qeveria e Kosovës ka publikuar logon zyrtare.

“Kosovë ne të dalim zot”, është mbishkrimi që është vendosur në logon zyrtare shtetërore.

“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit