Babai i Altin Çokut: E dija që kërcënonte mjekun, djali im ka probleme mendore

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.02.2024, 21:48

Së fundmi është zbardhur dosja e Prokurorisë në ngarkim të Altin Çokut, i cili është arrestuar si i dyshuar për “shkaktim të vetëvrasjes”.

Sipas dëshmive të dosjes, në vitin 2024, babai i Çokut ka dhënë dëshmi para gjykatës duke treguar për problemet e shëndetit mendor të djalit të tij. Ky informacion vjen në kontekstin e akuzës së "Shkaktimit të vetëvrasjes" për të cilën Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest me burg për Altin Çokun.

Dosja zbulon gjithashtu se Çoku është dënuar më herët, në vitin 2015, nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi kishte kërcënuar me jetë mjekun e tij psikiatër në vitin 2014 .Çoku ishte pacient i G. Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit, ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore.

Unë jam vënë në dijeni lidhur me këtë problem nga vetë mjeku G.Sinani. Kjo ka rreth dy tre muaj. G. më ka marrë në telefon dhe unë kam shkuar dhe e kam takuar tek zyra e tij tek spitali. Kur unë kam shkuar tek spitali, kam gjetur doktor G. të cilit i kishin dalë djersët dhe më tha se më ka kërcënuar Altini. Unë i thashë se përse të ka kërcënuar. Ai më tha se më ka kërcënuar për punë lekësh, pra, se Altini i kishte kërkuar lekë atij. Unë i thashë, G. a i keni marrë lekë Altinit? G. më tha se nuk i kam marrë lekë. Unë e kam marrë Gëzimin dhe bashkë me atë kemi shkuar tek drejtori i spitalit dhe e kemi vënë në dijeni. Pas disa ditësh nga ky rast, më ka marrë ne telefon Gëzim Sinani dhe më ka thënë se unë do shkoj të bëj kallëzim në Komisariat, unë i kam thënë se vazhdo se nuk kam çfarë bëj. Pas pak kohësh, më kanë marrë në telefon nga policia dhe unë kam shkuar atje, kur kam gjetur G.S duke bërë kallëzim. Ai më tha se përsëri Altini më ka kërcënuar për lekë. Unë i thashë se, nëse nuk i kë asgjë borxh, vazhdo e bëj kallëzim. …Unë nuk jam fare në dijeni të kësaj. Djali im nuk ka pas ku të marrë lekë për t’i dhënë askujt për këtë problem. Unë për vete nuk i kam dhënë asnjë lekë Altinit. …Unë për vete nuk kam paguar asnjë lekë për mjekimin e tij, as tek G.S dhe as tek ndonjë mjek apo spital tjetër. …Kam për të thënë se djali im është i sëmurë mendor dhe kurohet rregullisht për sëmundjen e tij. Për atë janë paguar vetëm lekët e ilaçeve që merr rregullisht. …Nuk e kam pyetur nëse, ai kishte marrë lekë apo jo. Nuk e kam pyetur fare, pasi ka shumë kohë që unë nuk flas me djalin tim Altin Çokun. Mua djali im nuk më ka thënë asgjë. …Kam për të shpjeguar se djali im nuk ka pas ku të marrë lekë, për t’i dhënë doktor Gëzimi Sinanit, pasi ai merr vetëm 95 000 lekë pension invaliditet. Unë për vete nuk i kam dhënë asnjë lekë për t’i dhënë kujt".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit