Shqipëria vendi me normën më të lartë të martesave në Europë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.02.2024, 20:44

Eurostat, ka publikuar të dhënat e tyre të fundit lidhur me normat e martesave dhe divorcit në shtetet evropiane. Analiza e tyre përfshinë periudhën nga viti 1964 deri në 2021 dhe jep një vështrim të qartë të tendencave të këtyre fenomeneve nëpër vite.

Nga viti 1964 deri në 2021, norma bruto e martesave në Bashkimi Evropian ka shënuar një rënie të ndjeshme, zbritur nga 8.0 për 1000 persona në 1964, në 3.9 në 2021. Megjithatë, ka pasur periudha ku kjo tendencë rënëse është ndërprerë, si në vitet 1989, 2000, 2007 dhe 2018.

Ndërkaq, shkalla bruto e divorcit është dyfishuar gjatë kësaj kohe, nga 0.8 në 1964, në 1.7 në 2021. Kulmin e ka arritur në vitin 2006 me 2.1 dhe është ulur pak që atëherë. Legalizimi i divorcit në disa shtete anëtare të BE-së ka ndikuar në këtë rritje.

Në vitin 2021, vendet me normat më të larta të martesave përfshijnë Hungarinë (7.4 martesa për 1000 persona), Rumani, Letoninë dhe Lituaninë (të gjitha me 6.0). Ndërsa normat më të ulëta të raportuara janë në Slloveni, Portugalinë dhe Luksemburgun.

Shqipëria dallohet si vendi me normën më të lartë të martesave në Europë, pas Hungarisë. Megjithatë, të dhënat për Kosovën, e cila gjithashtu ka një nivel të lartë të martesave në raport me popullsinë, mungojnë.

Në lidhje me divorcin, normat më të ulëta u regjistruan në Maltë dhe Slloveni, ndërsa ato më të larta në Lituani, Letoni dhe Suedi. Në vitin 2021, Shqipëria raportoi një normë bruto të divorcit prej 1.1, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin 2019, kur kjo shifër ishte 2.1, e cila ishte më e larta në rajon në atë kohë.

Këto të dhëna tregojnë për ndryshime të konsiderueshme në zakonet martesore dhe divorciale në Europë dhe ndikimin e faktorëve historikë, shoqërorë dhe ligjorë në to.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit