Kryeministri teknik Talat Xhaferi, u bën thirrje të gjitha subjekteve politike dhe kryetarëve të partive në vend që në prag të shpalljes së zgjedhjeve, të udhëhiqen ekskluzivisht nga interesat shtetërore dhe të qytetarëve, duke mos i dëmtuar pozitat ndërkombëtare të shtetit dhe mos i hutojnë qytetarët me manipulime dhe të pavërteta.
Xhaferi thotë se çështja e përdorimit të emrit kushtetues të shtetit në dokumentet e udhëtimit është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare.
“Së këndejmi, është joserioze, populiste dhe ekskluzivisht në interes partiak thirrja e ashtuquajtur për mbështetjen e zgjidhjes ligjore me të cilin do të vazhdohej vlefshmëria e dokumenteve të udhëtimit, sipas shembullit të zgjidhjes për patentat për shoferë”.
“Thirrjet për mosrespektim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për mosrespektim të marrëveshjeve ndërkombëtare dëmtojnë para së gjithash interesat e qytetarëve, duke i sjellë në huti, por edhe të reputacionin ndërkombëtar të shtetit”.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ndërmori masat e nevojshme dhe të mundshme dhe në seancën e djeshme mori vendim me të cilin mundësohet ndërrimi pa kompensim i patentës për shoferë dhe lejeve për qarkullim në trafik që janë të vlefshme, për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe mundësohet lëshimi i kartave për udhëtim pa kompensim për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë shtetit dhe kanë nevojë të kthehen për të marrë dokumentet për udhëtim”, thotë Xhaferi./