Një aksident i rëndë me vdekje është regjistruar mesditën e sotme në një pikë të përpunimit të inerteve në Krujë. Punëtori i gurores "Babasi 2" Lulzim Balla nga Fushë-Kruja ka gjetur vdekjen.
Ai është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë dhe nga disa media thuhet se i ka rënë të fikët, pastaj është aksidentuar, por ky është vetëm një informacion paraprak, jo nga policia.
Balla është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës por pak më vonë ka ndërruar jetë.
Policia ende nuk ka dale me një njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur.