Vrau me thikë shokun e burgut, arrestohet autori i vrasjes në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2024, 15:52

Ilir Koçilja, 35-vjeçari që mesditën e sotme vrau fqinjin e tij pas një sherri për parkimin, është arrestuar.

35-vjeçari, një emër i njohur për policinë është arrestuar në bulevardin 'Dyrrah' në qendër të Durrësit.

Ilir Koçilja dhe Halil Koka, që u konfliktuan ishin fqinj me njëri-tjetrin, por edhe shokë burgu më pasi kishin qenë të dënuar për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Sherri mes tyre ka nisur rreth orës 12:30, ku Koçilja ka sulmuar me thikë Kokën. Ky i fundit ka tentuar të shpëtojë dhe të largohet, por është rrëzuar pranë koshave të mbeturinave. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ka humbur jetën rrugës.

Ndërkohë sipas fqinjëve, autori Ilir Koçilja ishte një person problematik pasi më parë kishte qenë i shtruar edhe në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit