Nesër promovohet libri “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.02.2024, 14:23

Gjatë ditës së nesërme pritet të promovohet libri “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”.

Kështu ka bërë të ditur njëri nga ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Ky promovim po organizohet në shenjë të 16-vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik. Kosova ka hyrë në vitin e katërt prej kur presidenti Thaçi, figura kryesore e pavarësisë, po mbahet padrejtësisht në Hagë, të cilit nuk i është mundësuar madje as arresti shtëpiak, as atij dhe as bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë Ismail Syla, ish-këshilltar i Thaçit.

Po ashtu Syla ka treguar se të ftuar në këtë promovim në këtë promovim janë figura të rëndësishme nga vendi dhe rajoni, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Promovimi do të bëhet në orën 17:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë dhe ai organizohet nga Shtëpia Botuese “Fan Noli” në bashkëpunim me Fondacionin “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit