Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një sherri me thika.
Sherri ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”. 40-vjeçari Halil Koka i plagosur është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.