Shpërthen zjarr në një qendër tregtare në Shkup, flasin zjarrfikësit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.02.2024, 12:06

Sot në mëngjes në ora 09:35 në njësitin e zjarrfikësve në Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në QT “East Gate” në Shkup.

Zjarri, siç njofton për “Makfax” Zvonko Tomevski, komandant në njësitin e zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit, ka shpërthyer tek një restorant në katin e mësipërm të qendrës tregtare.

Sipas Tomevskit, është djegur një nga kanalet e ventilimit të restorantit.

“Ekipi i zjarrfikësve ka reaguar shpejtë, ndërsa për momentin po pastrohen edhe mbetjet e fundit nga zjarri”, njofton Tomevski.

Sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit