Grabiti dyqanin e celularëve në ‘Myslym Shyr’, 5 mijë € shpërblim për kapjen e autorit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2024, 10:56

Afrim Dulaj është 43-vjeçari që pak ditë më parë grabiti një dyqan celularësh në rrugën "Myslym Shyri".

Paraditen e së premtes, 43-vjeçari nën kërcënimin e një arme, hyri në dyqanin e celularëve dhe vodhi disa aparate celulare.

Pas kësaj ai u largua nga vendngjarja dhe që prej asaj dite ai vijon të jetë i arratisur. Pas idenitifikimit, policia e ka shpallur në kërkim dhe ofron 5000 euro shpërblim, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit