Për 5 vjet deponoi në bankë mbi 7 mijë monedha 2-euroshe fals, nisin hetimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.02.2024, 09:18

Një zyrtare e bankës në Podujevë ka raportuar në Polici se përgjatë 5 viteve, një i dyshuar i ka deponuar mbi 7 mijë e 300 monedha 2-euroshe të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë, ankuesja-zyrtare e bankës, i ka dërguar monedhat në Polici, derisa për këtë rast kanë filluar hetimet.

“Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 13.02.2024 – 10:00. Ankuesi femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5 vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit