Paralajmërim për turistët pas vdekjes së amerikanes në Brezovicë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.02.2024, 21:31

Një incident tragjik ka tronditur Qendrën e Skijimit në Brezovicë, si një shtetase amerikane 54-vjeçare humbi jetën pas një orteku të papritur të borës në zonën e njohur si 'Foleja e Shqiponjës'.

Autoritetet lokale, duke përfshirë Policinë dhe Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, u mobilizuan menjëherë për t'i shpëtuar jetën turistes së plagosur, por, për fat të keq, ajo nuk mundi të mbijetojë traumave të marra.

Deni Hameli, zyrtari i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit, në një deklaratë për mediat, përshkroi vështirësitë e operacionit shpëtimtar për shkak të kushteve të vështira mjedisore. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim konfirmoi vdekjen e shtetases amerikane, duke shtuar trishtim për këtë humbje tragjike.

Keni kujdes nga lëvizni pasi një lëvizje juaj shumë e vogël jashtë shtegut të skijimit mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj. Andaj lëvizni vetëm nëpër shtigje të skijimit. Shtigjet janë të sigurta ’.

Sjellim në vëmendje se një pjesë e konsiderueshme e personave nga Shqipëria zgjedhin t'i kalojnë pushimet dimërore në Brezovicë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit