Gërvalla godet Doarsa Kicën thotë se u largua nga partia sepse përmendej Rugova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.02.2024, 16:17

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz e cila nuk njihet për paraqitje të shpeshta në medie ka zgjedhur mediumin lokal që të intervistohet.

Në këtë intervistë ajo ka përmendur edhe ish deputeten e kësaj partie që tashmë është pjesë e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Për të cilën tha se ‘përmendja e emrit të Ibrahim Rugovës në listën Guxo’ e ka penguar deputeten.

“Kemi pas një deputete në radhët tona, Doarsa Kicën, që largimin nga partia Guxo e ka arsyetuar me këtë fjali: ka thënë në partinë Guxo ata nuk kishin punë tjetër veç gjithë ditën Rugova, Rugova”, u shpreh ajo.

Aty u përmend edhe Isa Mustafa.

Gjatë kohës sa emisioni ishte në transmetim, një dëgjues telefonoi në studio ku dha disa lavdata për ministren Gërvalla.

Ai i tha se e njëjta kishte bërë veprimin e duhur bashkë me presidenten Vjosa Osmani kur ishin larguar nga LDK-ja. I njëjti ofendoi ish-kryetarin e partisë, Isa Mustafën duke e quajtur “vampir”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit