666 milionë € ‘para të pista’ qarkulluan në Shqipëri, Britania dhe Dubai ‘furnizuesit’ kryesorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2024, 16:05

Gjatë vitit të shkuar, në Shqipëri kanë qarkulluar rreth 666 milionë euro të përftuara nga aktivitete të paligjshme.

Në një raport të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar, thuhet se kjo shumë është sa 3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gati 480 milionë euro ose pjesa më e madhe e këtyre parave, kanë hyrë nga Britania e Madhe ose Dubai, dhe 186.5 milionë u gjeneruan nga aktiviteti kriminal në vend.

Ekspertët thonë se baza kryesore për përftimin e këtyre parave janë aktivitetet e paligjshme si droga, prostitucioni dhe bixhozi.

“Kur flasim për flukse financiare të paligjshme nënkuptojmë të gjithë atë pjesë të ekonomisë që nuk është e regjistruar, apo që nuk deklarohet. Kjo përfshinë paratë nga ekonomia kriminale, flasim për drogën, prostitucionin, bixhozin e paligjshëm etj. Nga ana tjetër kemi edhe flukset e brendshme të parave të filat prodhohen brenda vendit, kryesisht si pasojë e korrupsionit”.

Por këto para të pista që qarkullojnë në vend janë të dëmshme për ekonominë e vendit pasi sipas raportit, Shqipëria humbet mesatarisht çdo vit 904 milionë dollarë në tregtinë globale. Kjo shifër është sa rreth 6 për qind e gjithë Prodhimit të brendshëm Bruto vjetor të vendit.

“Kjo ka sjellë deformim të jetës sociale dhe ekonomike të vendit. Ka disa nga ata se fundja paraje e pisët i jep frymëmarrje ekonomisë, por kjo nuk është e vërtetë. Paraja e pisët është kancer për ekonominë dhe shkatërrim për qytetarët”.

Gjithashtu, sipas ekspertëve rritja e qarkullimit të parave të paligjshme, sjell edhe deformim të kursit të këmbimit valutor.

“Vjet euro u zhvlerësua me mbi 15 për qind. Kjo do të justifikohej vetëm me zgjerim të tejskajshëm të eksporteve. Kjo nuk ndodhi ndaj shpjegimin e gjejmë te paraja e pisët”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit