Xhuli pas rastit të 27 vjeçares: Përse vetëm femrat gjykohen, deri kur na me ul kokën?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.02.2024, 17:37

Ditën e djeshme një 27 vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj pasi iu publikuan disa fotografi intime.

Pas kësaj ka reaguar ish banorja e edicionit të parë të “BBVK”, Juliana Nura.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha vajzave e grave që mos ta ulin kokën për asgjë dhe se të bëjnë çfarë të duan.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se duhet t’iu vijë turp meshkujve që bëjnë gjëra të tilla.

Xhuli thekson se për rastin që i kishte ndodhur më parë, nuk i beson më askujt.

Fjalimi i plotë i Xhulit përmes videos:

“Kam marrë shumë mesazhe për një postim që kam bërë dje. Përse vetëm femrat gjykohen, për diçka që është shumë normale. Ne kemi lindur cullak dhe do të shkojmë në atë botë zhveshur.

Njeriu që duhet me i ardh marre, është i keq ai që ta shpërndan fotot apo videot nudo.

Nuk kam besim më për askënd, që 13 vjet nuk i dërgoj askujt asgjë. Unë nuk kam besim më për askënd, për bashkëshortin apo të dashurin tim.

Deri kur gratë me e ul kokën e deri kur ne me bë vetëvrasje o gra – vajza të dashura? Bëni një situatë të tillë fuqi tënden. Mos e rruaj fare.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit