Dy të dyshuarit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut pritet që sot të dalin para drejtësisë.
Artiol Abdullahut dhe Elton Kadriu do të intervistohen sot në Pallatin e Drejtësisë.
Seanca e tyre do të jetë e mbyllur për mediat dhe publikun.
Seancat do të mbahen në orën 10:30 dhe 13:00.
Gjykata Themelore në Prishtinë iu kishte caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve Artiol Abdullahut dhe Elton Kadriu për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Zejnullahu.
I riu Lulzim Fejzullahu ishte rrahur brutalisht më 14 janar dhe ka vdekur më 20 janar në QKUK si pasojë e plagëve të rënda.